Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit për Sigurinë Kombëtare, ndërsa disa media proqeveritare pretendojnë se kjo është pasojë e një “përpjekjeje masive për grusht shteti nga prokurorët me urdhër të Perëndimit”, gjatë së cilës është arrestuar edhe ish-ministri serb Tomisllav Momiroviq, transmeton Paparaci.
Sipas asaj që raportojnë tabloidët proqeveritarë, gjatë natës është arrestuar ish-ministri Tomisllav Momiroviq dhe është lëshuar urdhër për arrestimin e serishëm të ministrit Goran Vesiq, i cili është operuar në mëngjes për shkak të dhimbjeve në bark, ka raportuar agjencia Beta.
Këto media pretendojnë se “përpjekjen masive për grusht shteti” po e realizojnë prokurorët specialë të Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar, një pjesë e policisë dhe Shërbimi për Luftimin e Krimit të Organizuar.
Megjithëse mbledhja e Këshillit për Sigurinë Kombëtare është quajtur urgjente, Vuçiq e ka caktuar atë për të shtunën në mesditë./Paparaci.com
