Të fundit

Bajrami i reagon Muratit: Tregoni ekonomistit, rritja e çmimeve ndikon në rritjen e qarkullimit

Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka thënë sot se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar “rekord” prej 10.7 miliardë eurove, dhe se sipas tij, kjo paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.

Ndaj kësaj ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Bajrami ka thënë se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike, dhe se nëse Murati s’pajtohet me këtë, atëherë ky i fundit të tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre.

‘‘Tregoni ekonomistit – interpretues të kushtetutës se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike. Nëse ai nuk pajtohet me këtë, le të na tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre.

Ju tregoj unë: qarkullimi i kompanive që merren me tregtinë e energjisë. Dhe për këtë, meritat i takojnë Hekuranit me shokë, se këmbë e kokë janë të përfshirë.

Nëse nuk pajtohet me faktet dhe konceptet, unë jam gati për përballje veç le ta cakton kohën dhe vendin’’, ka shkruar ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci