Të fundit

Thirrjet për asgjësim të shqiptarëve në Kumanovë, Kica-Xhelili: Politikanët shqiptarë në RMV që heshtën janë të dorëzuar

Mendësi të kalbur dhe zhurmë primitive”, e ka quajtur Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndodhinë më raciste qe një kohë të gjatë që ngjau në një sallë sportive në Kumanovë, ku mu në prani të Kryeminsitrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoskit, tifozë maqedonasë thirrën për vrasje dhe asgjësim të shqiptarëve “në dhoma të gazit”.

Kica-Xhelili e quajjti “të neveritshme” heshtjen e liderëve shtetërorë atje – ndërsa atë të politikanëve shqiptarë në pushtet – i ashtuquajturi Koalicion VLEN – e quajti “dorëzim”.

Postimi i Kica-Xhelilit:

Ato që u dëgjuan në stadiumin e Shkupit s’ishin thjesht brohoritje, por zhurma primitive e një mendësie të kalbur. E megjithatë, më e neveritshme se kjo zhurmë është heshtja që e shoqëroi.

Çdo akt nxitjeje urrejtjeje meriton reagim të menjëhershëm, por mbi të gjitha, nga ata që sot përfaqësojnë shqiptarët në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Heshtja nuk është maturi, është bashkëfajësi.

Të jesh në qeveri dhe të mos reagosh kur fyhet identiteti yt, nuk është as politikë, as pragmatizëm – është dorëzim.

Nuk e di kush prisni të jetë për ne shqiptarët kur nuk jemi për veten?

Doarsa R. Kica

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci