Të fundit

Peggy Gou mahnitet nga publiku shqiptar në “Sunny Hill”

Superylli ndërkombëtar i muzikës elektronike, Peggy Gou, ndezi atmosferën e festivalin “Sunny Hill” natën e mbrëmshme me një performancë që do të mbahet mend gjatë.

DJ dhe producentja koreano-jugore, e njohur për setet e saj unike dhe stilin e pazëvendësueshëm, u ngjit në skenën kryesore të festivalit duke sjellë energji të jashtëzakonshme për mijëra të pranishëm.

Por nuk ishte vetëm muzika që bëri përshtypje, ishte publiku shqiptar, i cili e mahniti artisten me entuziazmin dhe dashurinë që i dhuroi gjatë gjithë performancës.

Në një story të ndarë në Instagram vetëm pak orë më vonë, Peggy Gou ndau një pamje nga skena e mbushur plot, shoqëruar me fjalët:

“Sunny Hill Festival – Best crowd”, duke e quajtur publikun shqiptar si më të mirin që ka përjetuar.

Kjo nuk është hera e parë që artistët e mëdhenj ndërkombëtarë shprehen të mahnitur nga publiku në Kosovë, por entuziazmi dhe ndjeshmëria e Peggy Gou e konfirmon edhe një herë reputacionin e lartë që festivali “Sunny Hill” ka ndërtuar si një nga festivalet më të fuqishme në rajon.

Seti i saj elektrizues përfshiu hitet më të njohura, përfshirë edhe “(It Goes Like) Nanana”, që u shoqërua nga publiku në një kor gjigand, ndërsa dritat, tymi dhe valët e duartrokitjeve e kthyen natën në një festë të paharrueshme.

Peggy Gou dha spektakël, por ishte publiku shqiptar ai që e bëri magjinë e plotë të ndodhë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci