Të fundit

Të shtëna me armë në një dasmë në Shtime, Policia interviston dy persona

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot ka pranuar një informatë për të shtëna me armë në një dasmë në Petrovë të Shtimes.

“I dyshuari është kontaktuar nga policia dhe ka dorëzuar armën, e cila është konfiskuar. Në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, i dyshuari A.B., 23 vjeç është intervistuar. Po ashtu, në vazhdim të hetimeve, është intervistuar edhe personi tjetër i dyshuar A.M.,45 vjeç për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.” Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.”

“Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve. Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë ! Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme.”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci