Të fundit

Sejdiu: Qysh përfundon Labani gjyqtar raportues në një çështje kaq jetike për vendin

Analisti Dardan Sejdiu në “Rubikon” në Klan Kosova tha se presidentja Vjosa Osmani në vitin 2024 kishte ngritur shqetësim për gjyqtarin Radomir Laban dhe kishte kërkuar trajtimin e kësaj çështjeje, gjë që siç tha ai nuk ndodhi.

Sipas tij, Osmani po mundohet t’i arrijë dy gjëra, ta rishpërfaq një temë, që sipas tij është e gabuar, dhe një mënyrë për ta trajtuar kërkesën.

Derisa vuri pikëpyetje në atë se si mundet që Radomir Laban të përfundojë si raportues për një çështje jetike për vendin.

“Këtu është 1 në 1 milion që raportuesi me qenë ky, më shumë se gjithçka tjetër pikë pyetja është se si përfundon raportuesi me qenë Labani në një çështje kaq jetike për vendin. Meqë raportuesi i jep kahje argumentimit dhe një pjesë të madhe të hulumtimit edhe trajtimit të lëndës e kryen raportuesi, por ne po flasim për praktikën e punës. Hulumtimin, precedentët, mënyrën e trajtimit, shtrimin e argumenteve e bën raportuesi dhe e ndikon, i jep kahje në një drejtim”, tha Sejdiu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci