Të fundit

Situatë alarmante në rrugët e Kosovës: Gjashtë viktima brenda pesë ditëve

Kosova po përballet me një situatë alarmante në trafikun rrugor, ku brenda vetëm pesë ditëve kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e aksidenteve.

Të hënën, në rrugën Prishtinë–Pejë, konkretisht në fshatin Llapushnik, humbën jetën një çift bashkëshortor nga Drenasi. Ndërkohë, djali i tyre 19-vjeçar, i cili mbeti i lënduar rëndë nga aksidenti, ndërroi jetë katër ditë më vonë.

Të enjten, në orët e hershme të mëngjesit, ndodhi një tjetër aksident i rëndë në fshatin Dollc të Klinës. Në aksident u përfshinë një veturë dhe një autobus. Si pasojë, humbi jetën shoferi 23-vjeçar i veturës, ndërsa pesë persona të tjerë u lënduan.

Po të njëjtën ditë, një person tjetër humbi jetën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, pasi u vetaksidentua me automjetin e tij.

Ndërkohë, të premten në mëngjes, një tjetër viktimë u regjistrua në qytetin e Pejës, kur një person u aksidentua dhe u përplas me një shtyllë elektrike.

Për gjatë këtyre ditëve, u shënuan edhe aksidente tjera trafiku me disa persona të lënduar.

Policia në vazhdimësi ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat në komunikacion.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci