Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen dhe të marrin pjesë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Ai ka thënë se vota e mërgimtarëve mund të përcaktojë të ardhmen e Junikut për katër vjetët e ardhshëm.
“Të dashur mërgimtarë, ju jeni gjysma e zemrës së Junikut! Fuqia juaj është vendimtare, sepse vota juaj mund të përcaktojë të ardhmen e Junikut për 4 vitet e ardhshme”, ka shkruar ai.
Deri tani, 577 bashkëqytetarë nga mërgata janë regjistruar për të votuar.
“Regjistrimi mbyllet më 29 gusht 2025 dhe tani është momenti që edhe ti, nëse s’e ke bërë ende, të gjesh vetëm 30 minuta nga koha jote për të sjellë një ndryshim të madh”, ka thënë Shehu.
Linku për regjistrim: http://diaspora.kqz-ks.org
Pse ka rëndësi kjo?
Sepse mërgata është forca që mund ta bëjë Junikun të fitojë pa balotazh, pa humbur kohë, pa harxhuar buxhet me fokus të plotë në punë, zhvillim dhe projekte konkrete për qytetin tonë.
Vota juaj nuk është vetëm një numër.
Ajo është:
* një përqafim për vendlindjen,
* një zë që ndjehet në shtëpi,
* një pjesëmarrje aktive në të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku.
Kanë mbetur edhe pak ditë për t’u regjistruar!
“Qëllimi ynë është më shumë se 1,000 mërgimtarë të regjistruar dhe me ndihmën tuaj, kjo është plotësisht e arritshme! Ndaje këtë mesazh me familjarët, miqtë dhe bashkatdhetarët tuaj çdo votë ka vlerë të madhe”, ka thënë ai.
