Të fundit

Izolimi i Kurtit nga BE-ja, Bajrami: Me shpejtësi po e çon vendin drejt kolapsit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e BE-së që të mos takojë në objektet qeveritare kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe të gjithë vartësit e tij.

Bajrami ka thënë se Kurti me shpejtësi po e çon Kosovën drejt kolapsit.

Postimi i plotë:

Albin Kurti me shpejtësi po e çon drejt kolapsit Shtetin e Kosovës. Sot u publikua edhe letra e nënshkruar nga ambasadori i BE-së në Kosovë që izolon deputetin Albin Kurtin dhe gjithë shkelësit e tjerë të ligjit e Kushtetutës që po mbajnë kundërligjshëm pozitat qeveritare. Pra, BE ka vendosur të mos e takojë në objektin e Qeverisë as deputetin Kurti dhe asnjë deputet tjetër që mbajnë edhe pozita ekzekutive në Qeverinë në largim.

LDK më 8 maj ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale 17 kallëzime penale ndaj gjithë deputetëve që ushtrojnë edhe pozitë ministri.

Ende nuk kemi parë asnjë veprim të Prokurorisë Speciale por besojmë se do të ketë mbrojtje të ligjshmërisë dhe rendit ligjor e Kushtetues të Republikës.

Tani është kristal e qartë që z. Kurti ka dështuar të jetësojnë besimin e qytetarëve të marrë me 9 shkurt. Kanë dështuar të ndërtojnë marrëveshje politike derisa kanë vendosur të mbajnë peng Qeverinë e të bllokuar Kuvendin.

Dështimet e Albin Kurtit për të imponuar kandidatin për kryeparlamentar, dështimi i Albin Kurtit për të formuar Qeverinë janë bërë barrë për shtetin dhe gjithë qytetarët.

Bllokuesi, dështuesi dhe fajtori për gjithë këtë situatë është Albin Kurti dhe Vetëvendosja.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci