Sot shënohet 8-vjetori i ndarjes nga jeta i Dr. Behar Kusarit, një prej emrave më të njohur të mjekësisë në Kosovë, i cili la gjurmë të pashlyeshme në fushën e mjekësisë riprodhuese.
Droktor Kusari u nda nga jeta më 7 shtator 2017, duke lënë pas një trashëgimi profesionale që vazhdon të frymëzojë kolegë, pacientë dhe gjithë komunitetin shëndetësor.
Ai ishte ndër të parët që solli standarde moderne në trajtimin e infertilitetit dhe themeloi Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, e cila edhe sot mbetet një qendër e rëndësishme referimi për trajtimet riprodhuese.
Përveç profesionalizmit, Dr. Kusari kujtohet si mjek humanist, i përkushtuar ndaj pacientëve dhe vizionar në shërbimin shëndetësor.
Falë punës dhe përkushtimit të tij, shumë familje kanë përjetuar gëzimin e prindërimit.
Për përvjetorin e vdkjes së tij, sot ka shkruar edhe klinika që mbanë emrin e tij.
