Të fundit

Osmani flet për çmimin e shkollimit për dy vajzat e saj në privat: Është i lartë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se çmimi i shkollimit në sektorin privat të arsimit për dy vajzat e saj, “është çmim i lartë, për fat të keq”.

Në një konferencë për media të enjten, Osmani tha se ajo ka mundësi financiare të paguajë këtë “çmim të lartë”, fal punës së saj në 26 vitet e fundit.

“Nuk është ajo çmimi total, natyrisht se është çmim i lartë, për fat të keq. Mirëpo ju e dini që unë punoj që 26 vite dhe derisa jam bërë presidente, i kam mbajtur tri vende të punës – kam ligjëruar jo vetëm në Kosovë. Pra, në aspektin financiar, kam pasur mundësi që të paguajë shkollim privat për vajzat e mia. Unë nuk bëj shpenzime të tjera, as të lluksit, as të daljeve, gjithçka ua dedikoj vajzave të mia”, tha ajo.

Osmani, sërish sulmoi gazetarët. Tha se ka gazetarë të cillët i shkollojnë fëmijët në shkolla elitare në Londër të Britanisë së Madhe. Por, insistoi se me pagë të presidentes, mund ta mbulojë çmimin e shkollimit të vajzave të saj në privat.

“Me pagë të Presidentes së Republikës së Kosovës mund ta paguash një shkollim të tillë, sidomos kur ke punuar 26 vite”, tha ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci