Të fundit

Dialogu Strategjik ishte kërkesë e presidentes Osmani, prezantohej si “arritje e jashtëzakonshme”

Presidentja Vjosa Osmani e prezantonte si “arritje të jashtëzakonshme” marrëveshjen për Dialogun Strategjik mes ShBA-së dhe Kosovës, në janar të këtij viti, kur ujdia ndodhej në prag të finalizimit.

Në një shkrim në Facebook pas një takimi në Prishtinë me zëvendëssekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime i SHBA-së, Richard R. Verma, në janarin e këtij viti, Osmani pohonte se zyrtari amerikan ia konfirmoi asaj se Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti “dialogun strategjik”.

Në njoftim, ajo konfirmonte se Dialogu Strategjik me ShBA-të ishte kërkesë e saj nga viti 2021.

“Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate”, shkruante Osmani.

Ajo shtonte se ekipet e dy vendeve do të takohen “së shpejti për ta finalizuar marrëveshjen për Dialogun Strategjik e cila do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës”.

Dialogu strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera është nivel i lartë diskutimi për thellimin e partneritetit.

SHBA-ja udhëheq dialog strategjik me një numër vendesh, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Ndër vendet me të cilat SHBA-ja ka dialog strategjik janë: Maqedonia e Veriut, Lituania, Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Austria, Polonia, Sllovenia, Moldavia, Greqia, Lihtenshtajni, Katari, Omani, Bahreini, Egjipti, etj.

Ky dialog mes Kosovës dhe ShBA-ve është ndërprerë sot me urdhër të Uashingtonit, njoftoi sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Në deklaratë thuhet se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci