Të fundit

Yamal mungesa e madhe e Barçës në Champions, rikthehet De Jong

Trajneri Hansi Flick e ka zbuluar sot listën e futbollistëve të ftuar të Barcelonës për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle United, pak minuta para nisjes së skuadrës drejt Anglisë.

Siç edhe ishte paraparë, Lamine Yamal nuk figuron në mesin e të ftuarve shkaku i problemeve në ijë, derisa prezenca e Frenkie de Jong në listë është risia kryesore.

Ylli spanjoll nuk ka nisur ende të ushtrojë me grupin: të hënën dhe të martën e ka ndjekur një program të personalizuar në palestër duke qëndruar në Barcelonë për ta vazhduar rehabilitimin.

Ai kishte munguar edhe në sfidën e së dielës kundër Valencias dhe mbetet për t’u vlerësuar nëse do të jetë në dispozicion për angazhimin e ardhshëm në kampionat kundër Getafes.

Situatë ndryshe ajo e Frenkie De Jong, i cili iu bashkua grupit qysh të premten e kaluar.

Mesfushori holandez, i cili mungoi kundër Valencias shkaku i një tërheqjeje muskulore në këmbën e djathtë të pësuar me Kombëtaren, është i gatshëm për udhëtimin anglez.

Lista komplete e të ftuarve:

Portierë: Joan García, Szczesny, Kochen

Mbrojtës: Araujo, Cubarsí, Christensen, Gerard Martín, Koundé, Eric García, Jofre

Mesfushorë: De Jong, Pedri, Fermín, Casadó, Olmo, Marc Bernal

Sulmues: Ferran Torres, Lewandowski, Raphinha, Rashford, Roony, A. Fernández.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci