Të fundit

Selmanaj premton se objektet fetare do të lirohen nga çdo taksë komunale

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Prizrenit, Driton Selmanaj, ka premtuar se të gjitha objektet fetare dhe ato të trashëgimisë kulturore do të lirohen nga çdo taksë komunale.

Selmanaj është zotuar se me të marrë mandatin do të marrë vendimin për lirim nga çdo taksë komunale përfshirë edhe shpenzimin e energjisë elektrike.

“Me të marr përgjegjësinë si kryetar i Komunës së Prizrenit, ndër angazhimet e para, do të jetë, me gjithë zemër, ruajtja e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të qytetit tonë.
Besimi është themeli i shpirtit tonë dhe pasuria më e madhe e Prizrenit. Prandaj, unë zotohem se të gjitha xhamitë, kishat, teqet dhe objektet tjera fetare do të lirohen nga çdo taksë komunale përfshirë edhe shpenzimin e energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se çdo restaurim, mirëmbajtje apo investim i nevojshëm do të mbulohet plotësisht nga komuna.

“Ky është zotimi im për t’i dhënë vendin që meriton trashëgimisë sonë të përbashkët shpirtërore dhe për ta mbrojtur si pasuri të përjetshme të Prizrenit”, thuhet në postimin e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci