Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka vizituar fermerët në fshatin Vragoli të shtunën.
Ai ka lavdëruar punën e fermerëve dhe u ka bërë ftesë qytetarëve që të konsumojnë produktet e tyre.
Postimi i plotë:
Patatet dhe lakrat e Vragolisë presin blerësit tanë!
Punëtorët e palodhur, që me shpirt e zemër kultivojnë tokën përgjatë lumenjve Drenica dhe Sitnica, na sjellin produkte të shëndosha e të freskëta – gati për sofrat tona. 🥬🥔
Le t’i konsumojmë produktet e fermerëve të komunës sonë, që ata të vazhdojnë të mbjellin e të korrin edhe në vitet që vijnë.
Fushë Kosova PËRTEJ!
