Të fundit

Netanyahu: Njohja e Palestinës është një “shpërblim i madh për terrorizmin”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një deklaratë me video, iu është drejtuar drejtpërdrejt Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë, pasi këto vende njohën zyrtarisht shtetin palestinez më herët gjatë ditës së sotme.

“Kam një mesazh të qartë për ata liderë që njohin një shtet palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit – ju po i jepni një shpërblim të madh terrorizmit,” tha ai.

“Dhe kam një tjetër mesazh për ju – kjo nuk do të ndodhë. Një shtet palestinez nuk do të krijohet në perëndim të lumit Jordan.”

Netanyahu theksoi se “për vite të tëra” ai ka penguar krijimin e “këtij shteti terrorist” përballë presionit.

“Madje, ne e kemi dyfishuar vendbanimin hebre në Jude dhe Samari – dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë,” shtoi ai.

Lideri izraelit gjithashtu tha se një “përgjigje ndaj përpjekjes së fundit për të na imponuar një shtet terrorist në zemër të vendit tonë” do të jepet pas kthimit të tij nga ShBA, ku këtë javë do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci