Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati është takuar me një numër grash në Lubozhdë.
Ai ka thënë se gratë gjithmonë janë mbështetje për njëra-tjetrën dhe se kjo u dëshmua edhe në pjesëmarrjen në takim me Feratin.
“Gratë gjithmonë janë mbështetje për njëra-tjetrën, gjë që u dëshmua edhe me pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, ku u diskutua për forcën dhe mirëqenien e gruas në institucione dhe më gjerë”, ka thënë Ferati.
“Lubozhdë e Liridonë, faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë ai.
