Të fundit

Pyetet për këmishen e Xhavit Halitit, ish-këshilltari i Clark: S’po rrinim në hotele me 5 yje, mbante era luftë

John Stewart Duncan, ish-këshilltari i gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark, tha sot se Kosova ishte zonë lufte në qershorin e vitit 1999, në kohën kur ai mbërriti në Kosovë për zhvillimin e negociatave për demilitarizimin e UÇK-së.

Duncan po merret në pyetje nga prokurori i specializuar në Hagë, në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Prokurori e ballafaqoi Duncan-in me pyetje rreth një materiali me video gjatë negociatave mes zyrtarëve të NATO-s dhe krerëve të UÇK-së. Sipas dëshmisë së Duncan, të dhënë në seancën e djeshme, video tregon diskutimet e zhvilluara në dy ditë: më 17 qershor dhe më 19 qershor.

Në videon e regjistruar, megjithatë, është e stampuar vetëm data 17 qershor.

Duncan, i cili po dëshmon në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit, tha se pamjet janë paksa të manipuluara.

Ai u pyet pse mbante rroba të njëjta në të dyja takimet me zyrtarët e UÇK-së, si më 17 qershor, ashtu edhe më 19 qershor të vitit 1999.

“Ato ishin rrobat që vesha për negociatat. Nuk isha në shtëpi [qesh]”, tha Duncan, duke qeshur me pyetjen e prokurorit.

Tutje, prokurori insistoi se pse edhe të tjerët, përfshirë Xhavit Halitin, nuk i kishin ndërruar rrobat nga dy ditët e diskutimeve.

Edhe kësaj pyetje, Duncan iu përgjigj me buzën gaz.

“Ne ishim në zona lufte. Nuk kishim marrë shumë rroba me vete. Ndër perceptimet që ju përmenda më herët, ishte edhe era e luftës që shumica e njerëzve e kishin mbi vete. Ne nuk po udhëtonim në hotele me pesë yje, ishim në një zonë lufte – sigurisht që njerëzit po mbanin të njëjtat rroba për më shumë se një ditë rresht, ashtu siç bëra edhe unë. Pra, nuk shoh ndonjë problem të madh që njerëzit mbajnë të njëjtat rroba për disa ditë. Dhe, në fakt, kishte mundësi që rrobat të ishin larë ditën e mëparshme, më 18, ndërmjet dy diskutimeve”, tha ai.

Pjesë nga dëshmia e Duncan:

Prokurori: Të kthehemi tek videoja, dhe do të ndalemi tek minuta 39 ju lutem. Tani, dëshmitar, ju thatë në dëshminë e djeshme se ky ishte regjistrim nga 19 qershor 1999, dhe jo 17 qershor – edhe pse timestamp-i thotë 17 qershor dhe Hashim Thaçi në fakt nuk shihet në pjesën e jashtme të videos. Por ju po shpjegonit se e konsideroni këtë si bisedën pas atij diskutimi me njerëzit kryesorë të negociatave.

Tani, pyetja ime e parë është, nëse kjo është 19 qershor, ju po vishni të njëjtat rroba siç i keni veshur në pjesët e kësaj videoje që e keni konfirmuar se janë më 17 qershor. A mund të shpjegoni pse rrobat janë të njëjta?

Duncan: Ato ishin rrobat që vesha për negociatat. Nuk isha në shtëpi [qesh].

Prokurori: Por nuk janë të vetmet rroba, sepse kur u nënshkrua angazhimi, ju kishit veshur një kravatë të kuqe. Apo jo?

Duncan: Arsyeja pse e bëra këtë është sepse isha rikthyer në rolin tim të mëparshëm si këshilltar politik dhe jo si pjesëtar i një delegacioni ushtarak. Ishte thjesht një sinjal optik.

Prokurori: Dhe e kuptoj që ka njerëz në këtë pjesë të videos që mbajnë uniforma, por vetëm që të fokusohemi te dikush tjetër me rroba civile. Nëse mund të kthehemi tek minuta 04:23 e videos… dhe të fokusohemi përsëri te zotëria i cili më 17 qershor mban këmishën me vija blu e të zeza. Tani, nëse shkojmë tek minuta 05:25 e videos. Dëshmitar, e shihni të njëjtin zotëri në mes të ekranit duke mbajtur të njëjtën këmishë, apo jo?

Duncan: Po.

Prokurori: Dhe kjo është po ashtu më 17 qershor?

Duncan: Kjo është çfarë është.

Prokurori: Tani nëse mund të shkojmë tek minuta 3. Dëshmitar, e shohim të njëjtin zotëri me të njëjtën këmishë në atë që ju thoni se është 19 qershor, të gjithë në fakt po mbajnë të njëjtat rroba në të tre pjesët e videos. A mund të shpjegoni, mos vallë të gjithë po jepnin sinjale optike?

Duncan: Jo. Le të jemi të sinqertë për atë që po ndodhte. Ne ishim në zona lufte. Nuk kishim marrë shumë rroba me vete. Ndër perceptimet që ju përmenda më herët, ishte edhe era e luftës që shumica e njerëzve e kishin mbi vete. Ne nuk po udhëtonim në hotele me pesë yje, ishim në një zonë lufte – sigurisht që njerëzit po mbanin të njëjtat rroba për më shumë se një ditë rresht, ashtu siç bëra edhe unë. Pra, nuk shoh ndonjë problem të madh që njerëzit mbajnë të njëjtat rroba për disa ditë. Dhe, në fakt, kishte mundësi që rrobat të ishin larë ditën e mëparshme, më 18, ndërmjet dy diskutimeve. Prandaj, vërtet nuk mendoj se kjo është një faktor i madh për të cilin unë thashë se pamjet janë paksa të manipluluara sepse janë prerë në një mënyrë të caktuar dhe data e regjistruar nuk i përket domosdoshmërisht asaj që po shihni.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci