Të fundit

Dimal Basha thotë se me kërkesë të tij i është larguar emri në punimin ku akuzohej rëndë UÇK: E shkrova vetëm kapitullin 3

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, i është miratuar kërkesa që t’i hiqet kapitulli i 3 në punimin ku në përgjithësi pretendonte se UÇK-ja është financuar me para të drogës, dhe akuza tjera të rënda.

Emri i Dimal Bashës ishte ai bashkë autor, por ai thotë se tashmë emri i tij nuk është më.

Në opinionin publik në Kosovë kishe reagime të shumta, sesi emri i tij figuron në një punim shumë akuzues ndaj UÇK-së.

“Dua t’ju informoj se me t’u vënë në dijeni që një punim i imi nga studimet para 13 viteve ishte përfshirë si kapitull i veçantë në kuadër të një publikimi më të gjerë, në të cilin gabimisht isha listuar si bashkë-autor, unë kam bërë kërkesë tek Revista në fjalë që pjesa që kam kontribuar unë, pra Kapitulli 3, të hiqet tërësisht nga ai publikim! Komiteti i Publikimeve i Revistës në fjalë sot më ka njoftuar që ka miratuar kërkesën time për tërheqjen e Kapitullit 3 nga publikimi, dhe gjithashtu ka hequr edhe emrin tim nga autorësia, meqenëse unë nuk kam autorësi në pjesën tjetër të publikimit, përveç Kapitullit 3 i cili tashmë është tërhequr. Ju falënderoj për mirëkuptimin”, ka shkruar Basha.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci