Të fundit

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

Më 17 shtator, Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi i ka nisur notë verbale Kosovës, përmes Ambasadës në Podogricë, ku i kërkon informacione lidhur me dy rastet e të shtënave me armë zjarri në kufirin mes dy vendeve.

Autoritetet malazeze dyshojnë se të shtënat pranë qendrës së skijimit, Hajlla-Shtedim erdhën nga pjesa e Kosovës.

“Nga organet kompetente të Republikës së Kosovës është kërkuar që t’i identifikojnë dhe t’i procedojnë autorët e këtyre incidenteve, si dhe të njoftojnë Malin e Zi për të gjitha masat dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Malit të Zi, për Radion Evropa e Lirë (REL).

Të shtënat e regjistruar fillimisht në korrik të vitit të kaluar e pastaj edhe më 24 gusht, nga dikasteri i udhëhequr nga Ervin Ibrahimoviq vlerësohet se janë incidente të izoluara.

Prokuroria pritet të hapë lëndë pas përfundimit të hetimeve të Policisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi shton se incidentet janë regjistruar nga Policia në Rozhajë dhe se për to është njoftuar më 22 shtator nga ambasadorja e Kosovës.

“Besojmë se rastet e izoluara nuk e reflektojnë përkushtimin e qartë të dy shteteve tona për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për REL.

Po ashtu, theksohet se palës kosovare i është tërhequr veçanërisht vëmendja për rëndësinë e zbatimit të tri marrëveshjeve ndërmjet shtetesh – për kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kotlovi–Kuqishtë dhe rregullimin e regjimit të qarkullimit kufitar.

Fadil Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, duke theksuar se policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

Mali i Zi dhe Kosova në vitin 2015 e nënshkruan Marrëveshjen për demarkacionin. Mali i Zi e ratifikoi atë në të njëjtin vit, ndërsa Kuvendi i Kosovës tre vjet më vonë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci