Të fundit

Trump nis takimin me Netanjahun

Pak minuta më parë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë ku është pritur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Derisa shtrënguan duart, nga distanca u dëgjuan edhe pyetjet e gazetarëve se nëse pritet të arrihet armëpushimi në Gaza.

“Jam shumë i bindur”, ishte përgjigja e Trump.

Në fokus të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë do të jetë plani 21 pikësh për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.

“Ne kemi një mundësi reale për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë pajtuar për diçka shumë speciale, për herë të parë në histori”, njoftoi presidenti amerikan përmes rrjeteve sociale, para takimit me Netanjahun.

Kjo është vizita e katërt e kryeministrit izraelit në Amerikë që prej nisjes së mandatit të dytë të Donald Trump si president i SHBA-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci