Të fundit

Fashion Week në Prishtina Mall sjell 46 brende në një spektakël mode

Nga data 3 deri më 5 tetor 2025, Prishtina Mall do të shndërrohet në skenën më të madhe të modës në vend me edicionin e parë të Fashion Week.

Në këtë ngjarje unike, do të prezantohen koleksionet më të reja të sezonit Vjeshtë/Dimër 2025, duke sjellë trendet më të fundit të stilit, ngjyrave dhe linjave që po dominojnë botën e modës.

Pjesëmarrës në këtë spektakël do të jenë 46 brende ndërkombëtare dhe vendore, të cilat do të paraqesin risitë e tyre për publikun e apasionuar pas modës. Atmosfera do të kompletohet me një organizim modern, skenografi të jashtëzakonshme, performanca, balet dhe energjinë që vetëm Prishtina Mall di ta sjellë.

Fashion Show, si ngjarja kryesore e Fashion Week, do të ofrojë përvojën e një pasarele të vërtetë, ku moda kthehet në art dhe inspirim.

Prishtina Mall, si destinacioni më i madh i shopping-ut dhe argëtimit në rajon, me këtë event vërteton edhe një herë rolin e tij si pikë referimi për trendet dhe inovacionin.

📅 Fashion Week mbahet nga 3 – 5 tetor, vetëm në Prishtina Mall.
🎉 Destinacioni yt për modë!

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci