Bashkimi Evropian ka rënë dakord për ndarjen e 2 miliardë eurove për teknologjinë e dronëve që do të përdorën në mbështetje të Ukrainës.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha se edhe vetë blloku do të përfitojë nga kjo.
“Kjo i lejon Ukrainës të zgjerohet dhe të përdorë kapacitetin e saj të plotë dhe, sigurisht, do t’i lejojë gjithashtu Bashkimit Evropian të përfitojë nga kjo teknologji”, tha von der Leyen gjatë një konference për shtyp së bashku me shefin e NATO-s, Mark Rutte.
Ndërkohë që vetë Rutte u shpreh se “muri i dronëve” vjen në kohën e duhur.
“Ne duhet të mbrojmë qiellin tonë. Iniciativa e murit të dronëve është në kohën e duhur dhe e nevojshme”, theksoi Rutte.
Deri te zhvillimi i një “muri dronësh”, përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Ukrainën për të zbuluar, erdhi pas një sërë incidentesh në të cilat kufijtë dhe aeroportet e Evropës u testuan nga dronë të paligjshëm, në të cilët Rusia është fajësuar për disa prej tyre, akuza të cilat ajo I ka hedhur poshtë.
