Kandidati për kryetar të Istogut, Ilir Ferati është takuar me banorët e lagjes Hakaj.
Ai ka qenë i shoqëruar me kandidatët për asamble komunale e kanë marrë mbështetjen e banorëve.
“U mirëpritëm në lagjen Hakaj, bashkë me kandidatët tanë Arianitin e Ruzhdiun dhe qytetarët e asaj ane. Përkushtimi dhe mbështetja e tyre janë garanci që programi i LDK-së do të bëhet realitet në çdo lagje dhe fshat të Istogut”, ka thënë Ferati.
