Kryetari aktual i Gjilanit i cili kandidon edhe për një mandat tjetër, Alban Hyseni thekson se vetëm në 3 vitet e fundit kanë mbështetur krijimin e 128 bizneseve të reja.
Sipas tij, fondi për ndërmarrësit e rinj dhe mbështetja e grave në biznes kanë hapur mundësi të reja për të rinjtë dhe gratë e Gjilanit.
“Pas 12 tetorit, vazhdojmë me edhe më shumë mbështetje – për ide të reja, vende pune dhe zhvillim ekonomik. BASHKË!”, shkruan Hyseni.
