Kryetari i Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka ndarë lajme të mira për banorët.
Ai thotë se është inauguruar laboratori i ri në QMF në lagjen Dardania, duke iu mundësuar banorëve që analizat e nevojshme t’i kryejnë aty pranë, pa qenë e nevojshme të shkojnë në QKMF.
Ai njofton se sot po ashtu nisi përdorimi i rentgenit të ri në QKMF, dhe se nga java e ardhshme do të fillojnë me orarin e parë të shërbimeve gjatë fundjavës në QMF-në e Dardanisë, edhe ditën e shtunë.
“Mëngjesin e sotëm e nisëm me një lajm të mirë për shëndetin e qytetarëve tanë.
Inauguruam laboratorin e ri në QMF të lagjes Dardania, duke iu mundësuar banorëve që analizat e nevojshme t’i kryejnë aty pranë, pa qenë e nevojshme të shkojnë në QKMF.
Po sot, me shumë kënaqësi, nisi përdorimin edhe i rëntgenit të ri në QKMF, një investim që rrit cilësinë dhe saktësinë e shërbimeve mjekësore dhe njëkohësisht minimizon dëmet nga rrezatimet. Dhe lajmi më i mirë: nga java e ardhshme do të fillojmë me orarin e parë të shërbimeve gjatë fundjavës në QMF-në e Dardanisë, edhe ditën e shtunë!
Kujdes më i madh dhe më afër qytetarëve tanë”, thotë Osmani.
