Kryetari e njëherit kandidati i LDK-së për Lipjan, Imri Ahmeti ka vizituar stadiumin në Dobrajë.
Ai ka thënë se stadium i sapo përuruar pasqyron vizionin tonë për sportin dhe të rinjtë.
Shkrimi i tij:
Sot me kënaqësi mora pjesë në ndeshjen e futbollit mes KF Arbëria dhe KF Ulpiana, e zhvilluar në stadiumin modern të Dobrajës.
Një stadium i sapo përuruar, që pasqyron vizionin tonë për sportin dhe të rinjtë, tashmë është bërë realitet. Ky investim i rëndësishëm është dëshmi e qartë se Lipjani po ecën përpara me projekte që i japin energji dhe jetë sportit në komunën tonë.
Stadiumi i Dobrajës nuk është vetëm një fushë futbolli, është një arenë ku do të rriten gjenerata të reja sportistësh.
