Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se projektet e asfaltimit të rrugëve në Junik janë në fazën përfundimtare.
“Infrastruktura rrugore është parakusht për lëvizjen e njërëzve dhe mallërave por edhe për zhvillimin ekonomiko social. Këto punë ka qenë dashur të realizohen para më shumë se 12 viteve kur dikush tjetër ka qenë në pushtet. Megjithatë gjatë mandatit tonë të parë e realizuam edhe këtë projekt mjaft të rëndësishëm për junikasit”, shkroi Shehu, që kandidon edhe për një mandat tjetër e premtoi se do të vazhdojë me punët.
“Derisa të tjerët po bëhen bashkë “për të shkëmbyer përvoja” dhe po krijojnë front të përbashkët kundër LDK në Junik, ne do të vazhdojmë me punën tonë të ndershme dhe duar të pastërta për transformimin e Junikut”, vazhdoi tutje.
