Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar Mullirin e Fshatit Graboc të Poshtëm.
Ky mulli është një trashëgimi qindra vjeçare që ka ushqyer me bukë misri shumë familje shqiptare ndër breza.
Gjatë vizitës së tij, Osmani ka premtuar mbështetje për ruajtjen dhe forcimin e këtyre vlerave që janë pasuri e gjithë popullit tonë.
“Sot vizituam Mullirin e Fshatit Graboc i Poshtëm, një trashëgimi qindra vjeçare që ka ushqyer me bukë misri shumë familje shqiptare ndër breza. Tek Ekrem Berisha kjo traditë vazhdon me përkushtim, duke e bërë mullirin një nga më të mirët në vend. Premtoj mbështetje për ruajtjen dhe forcimin e këtyre vlerave që janë pasuri e gjithë popullit tonë.
Fushë Kosova PËRTEJ!”, thuhet në postimin e tij.
