Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vizituar klubin e futbollit Forca në qytetin që drejton aktualisht.
Idrizi është pritur nga Enis dhe Edis Tërnava, për të cilët ka thënë se po e mbajnë gjallë dashurinë për futbollin.
“Sot vizituam FC Forca, ku na pritën Enis dhe Edis Tërnava, dy djem të mrekullueshëm të familjes Tërnava, që me pasion e përkushtim po e mbajnë gjallë dashurinë për futbollin”, ka thënë Idrizi.
“Kontributi i tyre është i çmuar për sportin dhe për të rinjtë e Vushtrrisë, duke e bërë qytetin tonë shembull të energjisë dhe talentit sportiv”, ka thënë ai.
