Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu një kafe të premten në mesditë e ka pirë krah drejtuesve, aktorëve dhe punonjësve të Teatrit “Adriana” në Ferizaj.
Ai ka thënë se biseda është gjithmonë e këndshme.
“Kafja e mesditës shijoi më shumë sot mes artistësh, me drejtuesit, aktorët e punonjësit e Teatrit “Adriana”, ku bashkëbiseda është gjithmonë e këndshme, për idetë e sukseset që lartësojnë artin tonë skenik, për festivalin identitar mbi gjysmëshekullor të teatrove, për dimensionin ndërkombëtar që synojmë bashkë t’i japim vlerës tonë unike të trashëgimisë shpirtërore dhe fuqizimit të skenës sonë teatrore”, ka thënë Aliu.
