Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka falënderuar Nëndegën e Forumit të Gruas në Rakosh për përkrahjen e dhënë ndaj garës së tij edhe për një mandat.
Ai ka ndarë pamje nga tubimi, teksa thotë se Nëndega e Forumit të Gruas në Rakosh i dha forcë dhe frymëzim vizionit të LDK-së për gruan.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, shkroi ai.
