Kandidati i PDK-së për Vushtrrinë, Ferit Idrizi bashkë me kryetarin e partisë, Memli Krasniqin kanë pasur një takim me të rinjtë e qytetit.
Përmes bashkëpunimeve, trajnimeve dhe bursave për studime brenda e jashtë vendit, kemi dëshmuar se rinia është prioriteti ynë, ka thënë Idrizi.
“Edhe në mandatin e ri, Vushtrria do të vazhdojë të mbetet komuna që investon më së shumti për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për arsim, punësim dhe zhvillim”, ka thënë ai.
