Të fundit

Projektet që Alban Hyseni beson se do ia fitojnë edhe një mandat tjetër në Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, do të jetë kandidat edhe për një mandat tjetër për qytetin lindor të Kosovës.

Hyesni beson që shumë punë janë kryer në Gjilan, siç tha ai, përkundër gjendjes së rënduar financiare në të cilën e ka gjetur komunën.

“Prej mënyrës së si e kemi gjetë komunën tonë, pra të Gjilani, transforimi në katër vitet e para, transformimi rrënjësor ka qenë i pamundur, ndërsa 28 milionë euro borxhe që i kemi trashëguar janë një prej shkaktarëve të kësaj !ështjeje”, u shpreh ai në studion e VV Show, me Vehbi Kajtazin dhe Visar Ymerin.

Hyesni ka treguar se shumë projekte të rëndësishme kanë nisur në mandatin e tij të parë, të cilat planifikon t’i vazhdojë.

“Edhe më shumë krenar jemi që në Gjilan i kemi 11 kontrata aktive, kontrata të nënshkruara në të cilat po punohet që janë diku mbi 70 milionë euro vlerë dhe prej stacionit të autobusave që është 1 milionë euro vlerë, e deri tek bulevardi i qytetit që është 18 milionë euro investim, pra investimi më i madh në histori të qytetit tonë. Ne besojmë që këto janë projektet transformuese të qyetetit tonë”, ka thënë ai.

Ai thotë se projektet e mëdha duan më shumë kohë të përfundojnë por që qyteti i Gjilanit do të zhvillohet sidomos ekonomikisht me to.

“Pjesa dërmuese e këtyre projekteve kanë filluar në dy vitet e fundit, përshembull rruga Andi Kurteshi që është 2.4 milionë euro investim, një kilometër rrugë ku mbulohet shtrati i lumit, është rruga kah kazerma e FSK-së në Gjilan, pra një rrugë që ka qenë fyt jashtëzakonisht i ngushtë, por edhe që ka qenë i ngarkuar me automjete… ai projekt, tash me motin, është vetëm asfalti. 2.5 milionë e kemi qëndrimin ditor për të moshuar, kuzhinën humanitare dhe bujtinën për studentë, që janë tu u bë punët finale në fasadën e jashtme. Një pjesë e madhe e projekteve përfundojnë. Normalisht, bulevardi, stadiumi që janë mbi 10 milionë euro investime, këto nuk përfundojnë për dy vjet”, ka thënë Hyseni në VV Show.

Të gjitha këto, Alban Hyseni thotë se i ka arritur derisa ka marrë kohën që të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve të Gjilanit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci