Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ka marrë mbështetje nga kirurgu i mirënjohur shaljan, Rrustem Musa, një personalitet që ka lënë gjurmë të thella në jetën publike të qytetit.
Në një takim të përzemërt, Tahiri ka vlerësuar kontributin e doktor Musës, duke e cilësuar atë si mjek të përkushtuar dhe njeri të fjalës e veprave të mira, që gjithmonë ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe me integritet të lartë profesional e njerëzor.
Tahiri ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e parezervë nga doktori Musa, duke theksuar se bashkimi i njerëzve të ndershëm e profesionistëve është forca që do ta çojë Mitrovicën përpara.
