Të hënën, kandidati për kryetari të Istogut, Ilir Ferati ka ndarë programin e tij me banorët e Shushicës së Ulët.
Ai ka marrë mbështetjen e tyre edhe për një mandat tjetër.
“Shushica e Ulët paska vendosur ta vazhdojë rrugëtimin me LDK-në – Rrugëtimin tonë për Istogun. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.
