Të fundit

Imri Ahmeti: Lipjani është uragani i fitores – ka zgjedhur të ardhmen, jo të kaluarën

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti ka mbajtur një tubim madhështor me qytetarët, të cilin e ka quajtur “uragani i fitores”.

Në një atmosferë entuziazmi, Ahmeti tha se ky tubim është dëshmi e punës së ndershme dhe e mbështetjes së madhe që po merr nga qytetarët e Lipjanit.

“Lipjani uragani i fitores. Sonte Lipjani është zemra që rreh më fort se kurrë, dhe ky tubim madhështor është vula e fitores, sepse bashkë kemi ndërtuar, bashkë kemi zhvilluar dhe bashkë do të vazhdojmë të ecim përpara. Entuziazmi i jashtëzakonshëm dëshmon qartë se kemi punuar me transparencë dhe përgjegjësi, dhe me projekte që kanë transformuar çdo lagje e çdo fshat të Lipjanit. Sot secili prej tyre qëndron më mirë se dikur, dhe kjo është garancia e fitores sonë të padiskutueshme.

Ky uragan i fitores është për vazhdimin e punës së ndershme, për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për Lipjanin që të gjithë e duam. Me punë, jo me fjalë, kemi dëshmuar se Lipjani ecën përpara. Lipjani ka zgjedhur të ardhmen, jo të kaluarën. Ka zgjedhur punën, jo propagandën. Lipjani ishte, është dhe do të mbetet bastioni i fitores së LDK-së! Faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci