Kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini thotë se është në javën e fundit drejt fitores së përbashkët.
Ai ka takuar sot banorët nga fshati Lipovec, ku ka ndarë programin e tij qeverisës dhe vizionin për mandatin e ardhshëm.
“Në javën e fundit drejt fitores së përbashkët! ✨ U takova me shumë qytetarë të komunës sonë, duke ndarë programin tonë me banorët e fshatit Lipovec dhe ata të qendrës së qytetit. Çdo ditë është motiv shtesë për më shumë punë, për më shumë projekte madhore, për qytetin tim – Gjakovën tonë! ❤️🏙️ Për Gjakovën nuk duhet të flasim për punë të detyrueshme, por duhet të flasim e veprojmë për vizion!”, ka shkruar Gjini.
