Të fundit

Shahini: 27 mijë banesa të zbrazëta në Prishtinë, duhet të futen në treg që të bie çmimi i lartë

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka folur lidhur me fenomenin e ndërtimeve të reja që nuk përdoren për banim, por për investime në kryeqytet.

E ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Shahini tha se rreth 30 për qind e gjithë asaj që është ndërtuar në Prishtinë mbetet e pashfrytëzuar, sidomos banesat, të cilat qëndrojnë bosh.

“Sot në Prishtinë janë ndërtuar 27 mijë banesa që janë të zbrazëta. Vetëm në dekadën e fundit janë ndërtuar rreth 11 mijë banesa të reja. Këto nuk janë në funksion të banimit, por janë përdorur si investim dhe po mbajnë çmimin e tregut artificialisht lartë.

“Ka nevojë për banim, por jo për ndërtim të ri. Këto banesa që janë të zbrazëta duhet të futen në qarkullim në treg. Vetëm kështu mund të ulim çmimet”, tha Shahini.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci