Të fundit

Rama: Prishtina nuk ka qenë kurrë më e ndriçuar

Kryetari i Prishtinës, i cili synon një mandat të dytë, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti nuk ka qenë kurrë më i ndriçuar se tani.

Duke iu përgjigjur kandidatit të PDK-së për kryetar, Rama tha se gjatë mandatit të tij janë ndërtuar dy çerdhe, ndërsa gjashtë të tjera janë në proces ndërtimi. Ai gjithashtu theksoi se numri i qenve endacakë në rrugët e qytetit është ulur me 2,000, ndërsa po zhvillohen 150 pritore të reja.

“E vërtetë që kemi ndryshime të mëdha, unë jam kryetar i projekteve të mëdha, Uran Ismaili përmend gjëra të vogla të një Drejtorie në qytet”.

“Derisa absolutisht pritoret janë në vendosje e sipër, derisa në zgjerojmë gjithë territorin. Kemi 150 pritore të reja duke u zhvilluar në të njëjtën kohë. Prishtinë kurrë nuk ka qenë më e ndriçuar se sot. 17 mijë poçe po instalohen në gjithë qytetin, derisa 2 mijë qen endacakë janë më pakë në rrugët tona”.

“Kemi ndërtuar dy çerdhe, dhe gjashtë të tjera janë në ndërtim e sipër”, u shpreh Rama në “Rubikon”, në KlanKosova.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci