Të fundit

Lushaku-Sadriu e quan Ramën “kryetar i projekteve të mëdha”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka lavdëruar punën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke e quajtur atë “kryetar i projekteve të mëdha”.

Ajo ka përmendur si shembull konkret projektin e Mësimit Tërëditor, i cili sipas saj ka sjellë ndryshim rrënjësor në sistemin arsimor të kryeqytetit.

“KRYETAR I PROJEKTEVE TË MËDHA. Kryeqyteti zhvillohet me projekte serioze transformuese, që ndryshojnë jetën e qytetarëve e fëmijëve tanë! Një shembull është Mësimi Tërëditor i realizuar këto dy dy vite. Nga 15,900 nxënës për klasat 1-5 në Prishtinë, mësimin tërëditor e gëzojnë sot 32% të nxënësve!! Vitin e ardhshëm shtohen edhe 2,540 nxënës, e përqindja totale shkon afër 50%. Për katër vitet e ardhshme të gjitha shkollat e Prishtinës!!”,ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Tutje, ajo ka theksuar se Rama ka besuar dhe ka qëndruar pas këtij projekti, pavarësisht atyre që nuk kanë besuar.

“E pra, ashtu siq nuk po e besojnë që ka ndodhë mësimi tërëditor këta kandidatët për Prishtinës, edhe para një viti shumë nuk e kanë besuar, por Perparim Rama PO! Ai, ka besuar thellë, ai ka qëndruar fort, sepse e ka dashur të ardhmen e fëmijëve të Prishtinës; e ka dashur transformimin e thellë të arsimit në Kryeqytet; e ka dashur mirëqënjen e familjeve dhe fëmijëve.

Kryeqyteti ka fat, që ka një Kryetar vizionar e të guximshëm e që ka projekte vizionare në të mirë të qytetarëve, që guxon dhe vepron! Ai është Përparim RAMA”, tha ajo.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci