Të fundit

300 mijë euro për Luginën, për libra shkollorë e avokim në SHBA e BE

Qeveria në detyrë e Kosovës, të premten ka ndarë 304 mijë euro për pajisjen me mbi 35 mijë tekste shkollore për 3650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave në Luginën e Preshevës.

Këto mjete janë ndarë edhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare.

Këto mjete, sipas vendimit do të transferohen te Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro edhe për familjen e Afrim Bunjakut, policit që u vra në sulmin terrorist në Banjskë. Këto mjete janë ndarë për ndërtimin e një hapësire pritjeje, që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe në shenjë respekti e nderimi për jetën dhe veprën e policit.

Qeveria ka ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e Veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci