Trajneri i Kosovës, Franko Foda në konferencën për media ka folur për barazimin me Slloveninë.
Ai ka thënë se ishte shumë e rëndësishme që mori një pikë, ani pse luajti pa gola.
“Po është e rëndësishme që morën një pikë. Sllovenia po ashtu luajti një ndeshje të madhe, por treguam se mund të luajmë fuqishëm në këto ndeshje të mëdha”, ka thënë Foda.
Pas këtij barazimi, Kosova është në pozitën e dytë me katër pikë, pesë më pak se Zvicra në pozitën e parë.
