Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka votuar sot dhe ka shpërndarë një mesazh për qytetarët junikas, duke i ftuar të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhje.
Në mesazhin e tij, Shehu e ka theksuar rëndësinë e votës si akt demokratik dhe shprehje e dashurisë për vendin.
“Pjesëmarrja në votime është përgjegjësi qytetare dhe kushtetuese. Përmes votës, ne dëshmojmë sa e duam Junikun, sepse vendosim për të ardhmen e tij, për të ardhmen e familjeve tona.”
“Unë sapo e përfundova procesin e votimit. Ju ftoj të gjithë junikasit me të drejtë vote që po ashtu të votojnë, duke dhënë shembull të demokracisë si gjithmonë deri sot.”
