Të fundit

Kurti kërkon hetim për EXIT POLL-et: Ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kërkuar hetim nga organet e drejtësisë dhe sigurisë për huqjet e rezultateve të EXIT POLL-eve në natën e zgjedhjeve lokale, më 12 tetor.

Kurti tha se EXIT POLL-et nuk përbëjnë thjesht “një huqje”, por një “inxhiniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor”.

“Ajo çka ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën, duhet hulumtuar e hetuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për një huqje por për një inxhiniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exit Pollet e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes dallim e më tepër nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë – dhe postimi i lajmeve të rreme se kush ishte fituese ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjesht një huqje. Kjo është cenim i demokracisë, i zgjedhjeve të lira dhe integritetit e i sigurisë të shtetit tonë. I ftoj organet e sigurisë dhe drejtësisë që të merren me këtë çështje”, tha Kurti.

“Synimi ynë është i qartë: që kandidatët tonë të fitojnë në balotazh”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci