Të fundit

Irani aplikon dënimin me vdekje, ekzekutohen tre persona

Irani ekzekutoi sot tre persona të dënuar për grabitje të armatosur, sipas një raportimi nga agjencia e lajmeve e sistemit gjyqësor të vendit.

Irani aplikon dënimin me vdekje për shumë vepra penale dhe, sipas organizatave për të drejtat e njeriut si Amnesty International, është vendi me numrin më të madh të ekzekutimeve ku ndiqet nga Kina.

“Sot në mëngjes u ekzekutua dënimi me vdekje ndaj tre grabitësve, të cilët kishin kryer grabitje të armatosura në Teheran dhe në qytete të tjera të vendit”, raportoi agjencia e sistemit gjyqësor në Iran.

Sipas drejtësisë iraniane, ata u dënuan për “moharebeh”, një term persian që do të thotë “luftë kundër Zotit”, dhe thuhet se kishin kryer 14 grabitje gjatë muajit prill 2024.
Të dënuarit u varën, sqaroi më tej agjencia e lajmeve gjyqësore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci