Kryetari aktual i Gjakovës dhe kandidati i AAK-së në balotazhin për këtë qytet, Ardian Gjini ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Ai ka thënë se në këtë proces zgjedhor kishin rezultatin më të thellë e më të pastër teksa ka thënë se më 9 nëntor do të jetë hapi i fundit drejt sigurimit të fitores.
Postimi i tij:
Tashmë që ka përfunduar procesi i plotë i numërimit të votave, dua të falënderoj secilin bashkëqytetar që ka parë punën dhe vizionin tonë duke shprehur besimin me votë.
Ky besim na bëri bindshëm të parët në këtë proces zgjedhor me rezultatin më të thellë e më të pastër — me 19,974 vota për Kryetar Komune dhe 12,611 vota për Këshilltarë Komunalë.
Një falenderim i posaçëm për të gjithë kandidatët për Këshilltar Komunal, Kryetarët e Nëndegëve dhe të gjitha strukturat e Aleancës për punën e jashtëzakonshme. Por përpara nesh është një hap i fundit, balotazhi i 9 Nëntorit, ku vulosim fitoren.
Ju ftoj të gjithëve të jeni pjesë e këtij procesi vendimtar, qoftë në qendrat e votimit, apo përmes postës për bashkëqytetarët tanë në diasporë.
Faleminderit GJAKOVË dhe DIASPORË!
Na bashkon vizioni për komunën tonë, për të vazhduar punën dhe zhvillimin!
