Të fundit

Përparim Rama: Qyteti i Vjetër është restauruar në tërësi, Ministria e ka bllokuar nënkalimin “Agim Ramadani”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar pjesën e qytetit të vjetër në kryeqytet. Rama ka thënë se qyteti i vjetër është restauruar në tërësi.

“Qyteti i Vjetër është restauruar në tërësi duke ruajtur elementet autentike të trashëgimisë”, tha Rama.

Ai ka shkruar se me nënkalimin te “Agim Ramadani”, kjo pjesë kthehet në arterie lidhëse. Rama kritikoi ministrinë e Kulturës për bllokadë.

“Me projektin e nënkalimit “Agim Ramadani”, të cilin për momentin e ka blloku Ministria e Kulturës, kjo zonë do të shndërrohet në një arterie të rëndësishme lidhëse me qendrën e qytetit”, tha Rama.

“Ajo do të integrohet funksionalisht me sheshin “Ibrahim Rugova”, me hapësira publike të sigurta, të qasshme dhe të gjelbra”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci