Kandidati i PDK-së në balotazhin për Vushtrrinë, Ferit Idrizi ka mbajtur një takim me disa gra në fshatin Lumadh.
Ai ka thënë se përkrahja e grave dhe vajzave në raundin e parë ka qenë përcaktuese për fitoren e thellë të PDK-së.
“Përkrahja e grave dhe vajzave të Vushtrrisë në raundin e parë ka qenë përcaktuese për fitoren tonë të thellë. Sot në fshatin Lumadh, bashkë me Besnikun, i falënderuam për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe besimin që na kanë dhënë, duke diskutuar njëkohësisht për vizionin tonë për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Idrizi.
“Ashtu siç e dëshmuan edhe në mandatin e parë, do të vazhdojmë me një plan të qartë që synon fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave dhe vajzave në çdo fshat e lagje të komunës sonë”, ka thënë ai.
