Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dje është konfirmuar se nuk ka zgjidhje tjetër pos mbajtje të zgjedhjeve të reja në Kosovë.
Të dielën qeveria “Kurti 3” e propozuar nga mandatari Albin Kurti mori vetëm 56 vota në Kuvendi ne Kosovës dhe nuk kaloi.
“Para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, ne zgjedhim zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse vendi nuk ka rrugë apo mënyrë tjetër përveçse zgjedhje të reja. Nuk ka qenë preferenca jonë”, tha Kurti të hënën në konferencë për media.
